Arom mimoze












Vështroj hiret e rrugës së qelqtë
Nën aromën e degëve të mimozave
Që bashkëjetojnë me emrin tim, në një trug,
Në një shpirt, në një flirt…
Shkëlqen, dromitet, errësohet......
Dhe prapë dritëzohet si fener i nxirë nga tymrat...

Ah, rruga ime, nën lastra të qelqta
Ku çelin degët e hirta të blireve
Ku ëndrrat rrinë zgjuar si qeshje fëmije
Që nga valët e detit dëgjoj tingujt e kitarës
Që flasin flladeve me gjuhë dashurie…